E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan, "Topi i artë" i botërorit

Bomberi që luan me Atletikon e Madridit mori 23,4 për qind të votave, duke lënë në vend të dytë fantazistin e Holandës, Uezli Shnajder dhe sulmuesin e Spanjës, David Vila. Titulli i golashënuesit më të mirë i shkoi gjermanit Tomas Myler, i cili u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i botërorit.

Në fakt, talenti bavarez shënoi pesë gola, aq sa Forlan, Shnajder dhe Vila. Por diferencën e bënë tre asistet në shërbim të shokëve. Iker Kasiljas, vendimtar edhe në finale, u shpall portieri më i mirë i turneut. Spanja, kampione bote, ka fituar gjithashtu edhe çmimin “Fair Play” të dhënë nga FIFA. Ky çmim jepet për ekipet që kanë luajtur të paktën katër ndeshje, lojtarët e të cilëve kanë pasur sjelljen më të mirë brenda dhe jashtë fushe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›