E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori ul siparin: ceremonia e mbylljes, më pas finalja

Dekor shumëngjyrësh, tinguj të hareshëm nga këngëtarë të njohur, kërcime tradicionale dhe moderne nga artistë që në mes të fushës u vendosën në formën e Vuvuzelës, avionë që fluturuan mbi qiellin e stadiumit “Soccer City” të kryeqytetit Johanesburg. Ishin këta përbërësit me të cilët Afrika e Jugut festoi suksesin e organizimit të të parit kampionat botëror në kontinentin e zi.

Në ekranet gjigande u shfaqën momentet më të bukura të rrugëtimit të dy finalistëve drejt ndeshjes së fundit. Tashmë gjithçka i takon fushës së lojës, ku Holanda dhe Spanja kërkojnë lavdinë e parë në një Kupë Bote.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›