E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia akuzon NATO-n, për vrasjen e 85 personave

Qeveria e Muammar Gedafit sërish ka akuzuar NATO-n për vdekjen e 85 civilëve në Zlitan, 150 km nga Tripoli. Nga sulmet e NATO-s në Libi, thuhet se janë vrarë 85 persona. Ndërkaq. zëdhënësi i qeverisë, Ibrahim Musa tha se sulmet ajrore kanë ndodhur pranë qytetit Zliten në perëndim të Libisë.
 

Sipas tij, ajo që ka ndodhur mbi civilët është një “masakër”. “Tridhjetë e tre fëmijë, 32 gra dhe 20 burra nga 12 familje u vranë në masakër”, tha Musa. Ndërkaq Bashkimi Evropian ka adoptuar sanksione të reja kundër regjimit të Gedafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›