Siri, vriten 17 civilë

17 civilë janë vrarë ditën e sotme gjatë trazirave në Siri. Viktimat janë qëlluar nga forcat e armatosura siriane. Pas vrasjes që ka ndodhur mëngjesit e sotëm të një gruaje dhe të një të riu, të paktën 15 qytetarë të tjerë janë vrarë nga forcat e sigurisë në zona të ndryshme të qytetit.
Protestat në Siri kanë filluar në muajin mars. Bashkësia ndërkombëtare kërkon dhënien fund të dhunës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se është i shqetësuar thellë mbi njoftimet për shumë të vrarë dhe të plagosur.
Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se do të kërkojë që regjimi i presidentit Baschar al-Assad të izolohet nga komuniteti ndërkombëtar.