Kujtohet Nënë Tereza, në 5 vjetorin e lumturimit
Kujtohet në një aktivitet të veçantë në Tiranë, shenjtorja shqiptare Nënë Tereza. Në 5 vjetorin e lumturimit të saj, nën kujdesin e zonjës së parë Teuta Topi është organizuar një mbrëmje ku u ndërthurën sfilata e modës, arti i poezisë dhe pikturës.
TIRANE- Performancë artistike në Vigjilje të 5- vjetorit të lumturimit të ”Nënë Terezës”, Zonja e parë e vendit Teuta Topi, është kujdesur të organizojë në orët e mbrëmjes së të shtunës në Tiranë një aktivitet në kujtim të shenjtores Nënë Tereza ku janë ndërthurur më së miri performanca artistike e modës, me artin e poezisë dhe atë të pikturës.
Sfilata e realizuar në homazh të shenjtores shqiptare NENE TEREZA, nga stilistja
Merita Toçila, është mbështetur në veshjet e motrave të Nënë Terezës. Mëndafshi I zgjedhur si material për veshjet ka nxjerrë në pah format femërore dhe lëvizjen e tyre. Elementi koloristik ,e bardha e ngrohtë, ngacmohej lehtë nga vizime ngjyrë qielli dhe blu të shpërndara me mjaft delikatesë në pjesë të ndryshme të veshjeve.
Po në këtë ambient është realizuar një ekspozitë pikturash me krijime të zgjedhura të piktorëve bashkëkohorë që kanë krijuar për Nënë Terezën, për ta bërë prezente dhe shumë të fuqishme figurën e saj. Në fund te aktivitetit është zhvilluar dhe ankandi i veprave të përzgjedhura të krijuara nga piktorë shqiptarë për figurën e Nënë Terezës, si dhe ankandi i veshjeve të realizuara enkas për këtë ditë. Të ardhurat që do të shkojnë në ndihmë të asaj kategorie për të cilët Nene Tereza punoi dhe sakrifikoi deri në fund të jetës së saj.
(a.r/news24/balkanweb)