Gjirokastër,asgjësohen me djegie 1364 kg lëndë narkotike
Policia e Gjirokastrës ka kryer asgjësimin e 1346 kg Mariuanë dhe 18 kg Heroinë, lëndë narkotike e cila ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë aksioneve të zhvilluara prej vitit 2005-2007. Masat u morën pas vendimit të nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë.
GJIROKASTER- Pas dhënies së vendimit të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda për 6 raste, lidhur me veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, drejtoria e policisë së qarkut Gjirokastrës kanë kryer asgjësimin e 1346 kilogramë Mariuanë dhe 18 kilogramë Heroinë, lënde narkotike e cila ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë aksioneve të zhvilluara prej vitit 2005-2007.
Sasia e lëndës narkotike, e cila ruhej në ambientet e policisë Gjirokastrës në cilësinë e provës materiale është asgjësuar me anë të djegies në pikën turistike të Viroit.
Masat u morën pas vendimit të formës së prerë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për 6 procedime penale. (a.r/news24/balkanweb)