E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koldashi: Biznesmenin ne Kamez ia dhash Kumbaros

Ish-zyrtari i larte i SHIK, Ilir Kumbaro, i arrestuar sot ne Londer, eshte nje nder te pandehurit kyc ne procesin per rrembimin dhe vdekjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.

Emri i tij eshte permendur nga deshmitare te ceshtjes, por deshmia kryesore eshte ajo e ish-zyrtarit tjeter te sherbimeve sekrete, Avni Koldashi.

“Kur kemi ndaluar makinen, kaluan dy makina te tjera. Personat qe dolen me kujtohen si fytyra por jo si emra. Ishin disa kryeinspektore. Une kam dale nga makina dhe menjehere ka ardhur Iliri. Dhe biznesmenin e mori Ilir Kumbaro dhe ne u kthyem ne Tirane”, eshte shprehur Koldashi per TCH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›