Librazhd, vdes Zyber Alimeta, u aksidentua në punë
Gjen vdekjen gjatë një aksidenti në punë Zyber Alimeta. Ai ishte duke prerë dru në pyll në një zonë të Librazhdit, ku nje pakujdesi ka bërë që trungu i pemës ta zërë poshtë nga ku ka marrë dëmtime serioze të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.
LIBRAZHD- Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Zyber Alimeta ka qenë duke prerë dru në pyll në Malin e Polisit në rrethin e Librazhdit. Si rezultat i një pakujdesie, një trung i madh peme e ka zënë atë poshtë duke i shkaktuar dëmtime të rënda Alimetajt. Menjëherë pas ngjarjes është kërkuar ndihmë nga të tjerë punëtor të cilët kanë qenë duke punuar me të aksidentuarin. Është kërkuar ardhja e një helikopteri për të bërë të mundur dërgimin drejt spitalit rajonal të Ahmetajt. Edhe pas mbërritjes së helikopterit, si shkak i plagëve të marra i aksidentuari s’ka mundur dot të mbijetojë.
(a.r/news24/balkanweb)