Kujtohet sot Dita Ndërkombëtare e Gruas
Kujtohet sot Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kush me festë, të tjera me protestë e një pjesë në heshtje me ndonjë urim të thjeshtë, sot i kushtohen vetes.
8 marsi, dita e të drejtave të grave, e ka nisjen e saj shumë hershëm, në 8 mars 1875, në ndërmarrjen e tekstilit në Nju-Jork, ku gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës, orarit të gjatë të punës dhe pagave të ulëta.
Më pas, në Kopenhagen, kryesinë e Klara Cetkinit, rreth 100 gra nga 17 vende të botës, vendosën të merreshin parasysh disa nga kërkesat e grave.
Ne Tirane jane planifikuar nje sere aktivitesh ne kujtim te kesaj dite, tubime per te drejtat dhe mbrojtjen e grave.