Nis gara për Bulevardin, Basha: Qytet modern
TIRANE- Bashkia e Tiranes ka hapur konkursin per zgjatimin e Bulevardit.
Ne fjalen e tij para jurise hde gjithe te pranishmeve, kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha deklaroi se shtate studio arkitekturore botërore do të prezantojnë projektet dhe masterplanet e tyre për zgjatimin e Bulevardit nga stacioni i trenit dhe me tej rehabilitimin e Lanes.
Duke vleresuar projektin me shume rendesi Basha theksoi se ai do bënte xheloz çdo kryeqytet të rajonit.
Projekti do ti japë dimension të ri qytetit, pol të ri ekonomik që do të hapë me mijëra vende pune, do ndihmojë në përmirësimin e trafikut, do krijojë aksese të paimagjinuara më parë për të gjithë- tha Basha.
Sipas tij, me projektin dhe zbatimin e tij do të krijohen aksese në hapësira të gjelbëra, parqe argëtuese, do të përmirësohet cilësia e jetës, e cila do e vërë qytetin atë në trajektoren e një qyteti modern.
Sipas nenkryetares, Jorida Tabaku qe moderoi takimin, nje nate me pare eshte hedhur edhe shorti per prezantimin e projekteve nga 7 studiot, te cilat do te kene minutazhin e nevojshem per prezantim.
Ajo e ka cilesuar kete nje dite historike qe do te beje ndryshimin per Tiranen. Gjithashtu masterplani i tyre do të përfshijë edhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Studiot pjesëmarrëse në këtë konkurs vijnë nga Gjermania, Anglia, Italia, Hollanda dhe janë themelueset e mjaft projekteve të njohura në mbarë botën. Sipas nënkryetares së bashkisë zgjatimi i bulevardit ka gjatësinë e 1.7 km ndërsa rehabilitimi i lumit 6.7 km.
Ata që do të zgjedhin fituesit do të jetë juria me kryetar kreun e Bashkisë Lulzim Basha.