Fillim historik Tiranës. Rama piktor i dështuar

Kryeministri Berisha
TIRANË- Fillim të ri historik e ka cilësuar kreu i qeverisë, Sali Berisha zgjedhjen e projektit për zgjatimin e Bulevardit, që do të dalë nga konkursi mes 7 studiove ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, Berisha ka falënderuar gjithë të pranishmit për angazhimin e përkushtimin që po tregojnë për Tiranën e shekullit të 21.
Presin me padurim Tiranën e këtij shekulli në funksion të qytetarit, si një metropol i ri evropian, që të harmonizojë në mënyrën më të shkëlqyer të gjithë potencialet e saj të luajë rolin kryesor në zhvillimin e vendit- tha Berisha.
Ai ka vlerësuar ndërtesat historike të Tiranës, duke shprehur keqardhje për fatkeqësinë e mëpasme në urbanistikën e këtij qyteti.
Tani Tirana pret këtë fillim, ka humbur disa vite duhet të jemi realistë dhe kjo jo për qytetarët por para së gjithash për mungesën e vizionit të paraardhësit tuaj zoti kryetar. Qeveria do tu mbështesë fuqishëm në projektet ambicioze për Tiranën e këtij shekulli, por ajo do mbështeste cdo të votuar të qytetarëve të TIranës në ambiciet e tij për ti dhënë Tiranës dimensionin e munguar. Paraardhësi ishte një piktor i dështuar, jo se nuk i shiteshin veprat në treg, por se nuk kuptonte se qytetarët kanë nevojë jo vetëm të shohin, por edhe të ecin- tha Berisha.
Sipas tij, ky është dimensioni që tashmë i jepet Tiranës me këto projekte dhe dimensionin që qyteti mezi pret.