Opozita barrikade e bojkot per te ndare Shqiperine nga Evropa
Pasi ka deshtuar qe te bllokoje heqjen e vizave lidershipi i PS-se eshte i vendosur te ndale sa te mundet integrimin e vendit ne BE. Edvini refuzon cfaredolloj marreveshjeje per kapercimin e ngercit politik dhe synon te perserise aleancen filosllave jo nepermjet Masakres se Enverit si diktatori dikur por kete radhe nepermjet sabotimit te bisedimeve per marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE
Eunuke dhe nevrastenike ishin kerkesat e djeshme te opozites drejtuar mazhorances parlamentare ne kembim te zhvillimit te debatit politik ne Kuvend si dhe ushqyerjen e demokracise. Opozita e degdisur si dhe e vene ne sherbim te interesave te mykura personale te Edi Rames ia ka dale qe gjate dites se djeshme te gjeje pretekstin e duhur apo me sakte nje shumesi jo-kushtesh politike per te dale jashte dyerve te parlamentit.
Zbardhja e dy vrasjeve te fundit te kryekomunarit ne Kukes Remzi Veselit dhe asaj te Fatmir Xhindit anulimi i vendimit per te shembur Piramiden anulimi i votimit per heqjen e mandatit te Ilir Beqjes dhe hapja e kutive te fletevotimeve kane qene kater kushtet e artikuluara nga Ruci per te hequr dore nga bojkoti i nisur dje papritur megjithese deputetet e PS-se spaten vendosur dicka te tille ne mbledhjen e grupit parlamentar. Asnjeri prej tyre seshte kushtezim e secili prej tyre eshte thjesht pretekst. Te gjithe e dine se vrasjet duhet te zbardhen dhe se zbardhja nuk eshte ne dore te organit ligjvenes e sbehet me urdher te peshkut. Edhe kerkesat e tjera paraqesin nje perdhosje te paprecedente te institucioneve dhe shfaqin karakterin krejt jopolitik te liderit te opozites i cili seshte aspak i interesuar as per kapercimin e ngercit politik e as per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Ai e ka perjetuar shume keq heqjen e vizave per shqiptaret dhe po perpiqet deri ne fund qe tu nxije faqen bashkekombasve te tij qe aspirata e tyre per integrim te plote ne BE te vonohet sa te jete e mundur me shume te pakten derisa Serbia te na parakaloje pasi pastaj filosllavet do te kene prioritete te tjera e natyrisht edhe do te shperblejne opoziten e Edvinit qe u ben kete dhurate. Paradigma e Masakres se Tivarit eshte e qarte dhe po rimisherohet ne 2010-n me nje egersi te pashoqe nga pinjollet e brezit te dyte te nomenklatures se Bllokut enverist.