E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qasja e Montgomery-t per ndarje te Kosoves e destabilizon rajonin

29-10-2010 / Nga Skender Mulliqi

Ne bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit zyrtar qe pritet te mbahen pos per ceshtje teknike ka mundesi te bisedohet edhe per ndarjen e Kosoves. Kete mundesi e le te hapur edhe ish-ambasadori amerikan ne Beograd Wiliam Montgomery ne nje interviste dhene gazetes beogradase bdquoDanas. Ai tha se ndarja e Kosoves do ishte zgjidhja me logjike dhe se edhe Republika Serpska duhet te lejohet nga bashkesia nderkombetare te mbaje referendum per shkeputje. Nje deklarate te ngjashme kohe me pare e kishte bere edhe ambasadori amerikan Rombaher i cili pat deklaruar per shkembim territoresh midis Kosoves dhe Serbise pra veriu i Mitrovices ne shkembim me Kosoven Lindore. Te dy miqte tane amerikan sikur kane bdquoharruar se ne fakt propozimet e tyre nuk jane te mira per faktin se behet fjale per shkembim territoresh shqiptaro-shqiptare. Ne anen tjeter ish-ambasadori amerikan Morton Abramovic ne nje interviste kishte deklaruar se ndarja e Kosoves do te ishte shkaterrimtare per rajonin. Abramovic kishte bere disa kritika edhe ne adrese te BE-se. Hapja e ceshtjes se kufijve ne kete menyre sic e paraqesin Montgomery dhe Rombaher plotesisht bie ndesh me interesat e shqiptareve ne hapesirat ballkanike. Te kerkohet qe Republika Serpska te ndahet me referendum nga BH-ja dhe ne anen tjeter te merret nga Serbia veriu i Mitrovices vertete do te ishte shkaterrimtare sic thote edhe ambasadori Abramovic. Kjo qasje e tyre eshte qasje e gabuar per shume arsye. E para me marreveshjen e Dejtonit per Bosnje megjithe mangesite e saj pa pelqimin e myslimaneve dhe kroateve si shtet i tri komuniteteve nuk ka mundesi per shkeputje nga BH-ja. Thirrjet e parreshtura te Millorad Dodikut se Republika Serpska duhet te mbaje referendum per shkeputje nuk eshte asgje tjeter pos perpjekje per krijimin e Serbise se Madhe qe eshte metim i kahmotshem i Serbise. Ish-Jugosllavia u shperbe me lufte pikerisht per shkak te hegjemonizmit serb. Edhe presidenti serb Boris Tadiq nuk ka hequr dore nga kjo ide. Ai me dinakeri eshte duke deklaruar se Serbia nuk ben ti humbe te gjitha ne Kosove. Kjo eshte nje teze e rrezikshme per paqen ende te brishte ne Ballkanin Perendimor. Kosova perpos qe ka qene e okupuar nga Serbia kurre nuk ka qene toke e Serbise. Prandaj edhe qendrimi i Montgomery-t per ndarjen e Kosoves ne intervisten per gazeten e lartpemendur dashurpadashur shkon vetem ne favor te Serbise. Bashkesia nderkombetare fort mire e din se trojet shqiptare padrejtesisht u copetuan ne gjashte pjese nga fuqite me te medha te kohes. Kosova e zyrtarizoi pavaresine e saj para dy vjet e gjysme. Ajo u pranua nga 71 shtete qe megjithate nuk eshte numer i vogel. Nese Kosova u pranua ne kufijte e saj administrative nuk ka kurrfare logjike te mendohet per bisedime rreth statusit politik te saj me palen serbe. Nese ndodh qe bisedimet te marrin nje kahje te tille shume te padeshiruar per shqiptaret atehere edhe pavaresia shume e humb kuptimin. Amerika mike dhe aleatet e saj perendimore shume kane investuar ne pavaresi qe kjo te vihet ne peshoje. Serbia u ka mbetur shume borxh shqiptareve. Vete emri Kosova Lindore flet se ajo eshte toke shqiptare. Tokat shqiptare shtriheshin deri ne Nish e Toplice. Toka te shqiptareve jane edhe krahina te tera ne Mal te Zi Maqedoni e Greqi. Nese futen serish gersheret shqiptareve nuk u mbetet gje tjeter pos hartimit te projektit mbarekombetar per bashkimin e trojeve etnike. Te kerkohet ndarja e Kosoves gjoja se serbet po e kerkojne kete nuk ka asnje justifikim. Projekteve dhe apetiteve te Serbise per grabitje tokash tashme u ka dale boja. Me planin e Ahtihsarit minoritetit serb iu bene leshime shume te medha. Tashme pervec si fqinje qe jemi me Serbine nuk kemi asgje te perbashket. Shqiptaret gjithmone ishin ne tokat e tyre. Shqiptaret jane nje popull me prejardhje gjuhe dhe kulture krejt tjeter nga serbet. Ata gjithmone i kontribuan paqes e jo luftes sic e beri kete turp Serbia ne zemer te Evropes. Ky shtet as qe po mendon te reformohet. Ka mbetur ende nje shtet i kriminalizuar fund e krye. Serbia ka mbetur me idete e shekullit te kaluar. Gjitha keto incidente brenda dhe perreth Kosoves jane tregues se Serbia eshte shtet kriminal. BE-ja nuk ishte dashur ta perkrahe sic e beri kete propozim qe ky shtet te behet shume padrejtesisht pjese e saj. Evropa ende nuk po le sherret e mocme kur eshte fjala te perkedhelja qe po i behet Serbise. Ndersa kooperativiteti i Kosoves ne vazhdimesi me bashkesine nderkombetare shume pak po merret parasysh. Kosova ka mbetur vendi me i izoluar ne bote. Kosova ka shkallen enorme te te papunesuarve jo krejt me fajin e vet. Per 8 vjet Kosova u administrua nga UMNIK-u ndersa qe dy vjet e gjysme edhe pas shpalljes se pavaresise ende ne nje forme ose tjeter ajo vazhdon te mbikeqyret edhe pse kesaj mbikqyrjeje nderkombetare i ka skaduar koha.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›