E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillari Klinton mbërrin në Sudanin Jugor

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot ka mbërritur për vizitë në Sudanin Jugor, ku pritet të takohet me presidentin Salva Kir dhe ministrin e jashtëm, Nial Deng Nial, për të diskutuar për raportet ndërmjet Sudanit Jugor dhe Sudanit.

Sudani Jugor u shkëput nga Sudani vitin e kaluar dhe e ka shpallur pavarësinë.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve prej atëherë janë të tensionuara, ndërsa ka edhe dhunë sporadike përgjatë kufirit.

Zonja Klinton në Sudanin Jugor do të qëndroj vetëm tre orë, ndërsa më pas do vazhdojë turneun e saj në Afrikë ku do vizitojë shtatë vende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›