E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt përfundimit rruga që lidh komunat Dajt dhe Farkë

Plot tre fshatra të 2 Komunave Dajt dhe Farkë lidhen lehtësisht me Tiranën falë investimit të bërë në dy segmendet rrugore:Uzina e Autotraktorëve-Lanabregas dhe Surrel-Farkë me një gjatësi 6.4 km punimet e se cilës janë drejt përfundimit. Këto rrugë vijnë me një imazh të ri, të asfaltuara me ndriçim dhe trotuare për 9 mijë banorë të periferisë së Tiranës, të cilat janë ndërtuar nga e para nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Vetë banorët kanë ndjerë ndryshimin që ka sjellë ky segment, duke ndikuar direkt në lehtësimin e lëvizjes së tyre të përditshme në një kohë më të shkurtër.
Gjithashtu përfundimi i këtyre segmenteve rrugore është një lajm i mirë edhe për gjithë banorët e qytetit të Tiranës , pasi lehtëson deri në 30 minuta udhëtimin për në parkun kombëtar të Dajtit, Liqenin e Farkës si dhe për frekuentimin e restoranteve dhe hoteleve që ndodhen në këtë zonë. Ky investim është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve dhe kap vlerën e 157 milion lekë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›