Japoni, ekzekutohen dy dënime me vdekje

Japonia ekzekutoi sot dënimin me vdekje për dy të burgosur, ku identiteti i tyre u publikua nga ministri i drejtësisë si 40 vjeçari Jubya Hattori dhe 31 vjeçari Kyozo Matsumura.
Hattori ishte shpallur fajtor pasi kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë 19 vjeçare në vitin 2002, ndërsa Matsumura në vitin 2007 ka vrarë prindërit e tij.
Japonia është ndër të paktat vende industriale në botë, që mban ende dënimin me vdekje, që ekzekutohet me anë të varjes.
Sipas kreut të drejtësisë në Japoni, janë edhe 130 të burgosur të tjerë që pritet të kenë të njëjtin fund.