Rendi i Moratinos

Kur gjatë muajit maj ose qershor Spanja si kryesuese e Bashkimit Europian pritet të organizojë samitin me liderë të Ballkanit në Sarajevë, pjesëmarrja e Kosovës dhe Serbisë sërish pritet t’i sfidojë seriozisht diplomatët europianë.
Por kësaj radhe barra kryesore do t’i bjerë diplomacisë spanjolle, e cila kryeson me Bashkimin Europian dhe nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Paralajmërimet e Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Miguel Angel Moratinos se në samitin e Sarajevës do të shkojnë të gjithë, nuk duken aq premtuese.
“Mendoj se ne do të kemi sukses që çdokush të marrë pjesë, duke e respektuar çdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar”, ka thënë diplomati spanjoll.
Ky formulim mund edhe të jetë pengesë që palët të mos jenë pjesë e samitit, pasi siç dihet, Kosova ka hedhur poshtë mundësinë e përfaqësimit nën ombrellën e OKB’së.
Çështja e pjesëmarrjes së Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar pas refuzimit të Presidentit të Serbisë, Boris Tadic për të marrë pjesë në Konferencën e Brdos që është mbajtur të shtunën e kaluar.
Pas shpalljes së pavarësisë, përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë megjithatë kanë marrë pjesë në takime të organizuara nga Bashkimi Europian.
Por, sipas vlerësimeve, arsyeja pse Serbia kësaj radhe ka refuzuar të shkojë në Konferencën e Brdos, është procesi që është duke u zhvilluar në GJND.
Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar ka deklaruar se Serbia kohëve të fundit është më e ndjeshme në raport me Kosovën pikërisht për shkak të procesit për legalitetin e pavarësisë së Kosovës për të cilin GJND’ja do ta thotë fjalën e saj.
Sipas Zbogarit, me vendimin e saj Serbia nuk ka dashur në asnjë mënyrë të paragjykojë diçka rreth vendimit të Gjykatës.
Por, a do t’ia dalë Spanja të organizojë atë që Sllovenisë nuk i shkoi përdore?
Sipas Zbogar takimin në Sarajevë do të jetë në nivel të ministrave të Bashkimit Europian dhe pjesëmarrja do të jenë në formatin “Gymnich”, ku nuk shkruhet pjesëmarrja e vendeve.
Diplomati slloven ka rikujtuar se Serbia kishte pranuar formulën e Gymnichut gjatë Presidencës çeke të Bashkimit Europian në pjesën e parë të vitit 2009.
“Do të shohim nëse kjo do të funksionojë në Sarajevë. Kjo është çështje e Presidencës spanjolle dhe përfaqësueses së BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton”, ka thënë ai.
Kryeministri Hashim Thaçi pas kthimit nga Brdoja ka deklaruar se Kosova në takime ndërkombëtare do të përfaqësohet si shtet “gjithmonë dhe gjithkund”.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se formati “Gymnich” do të jetë i pranueshëm për palën kosovare.
“Më efikas, më funksional, deri tani, ka qenë ai format i njohur “Gymnich” që është aplikuar për herë të parë në Pragë. Në këto kondita, Kosova do të vazhdojë të marrë pjesë.
Në asnjë rrethanë tjetër, Kosova nuk do të lejojë që të kontestohet karakteri sovran i shtetit të Kosovës duke u diskriminuar në çfarëdo mënyre gjatë pjesëmarrjes në këto nisma dhe në samite”, ka thënë Hyseni për Radio Kosovën.
Autoritetet spanjolle kanë thënë disa herë se nuk e kanë ndërmend të njohin pavarësinë e Kosovës, pasi ajo është bërë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Mbetet të shihet se si Spanja si kryesuese e BE’së do të akomodojë qëndrimin e saj për Kosovën me 22 shtetet e tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.