E Shtunë, 31 Tetor 2026

Latifi: Vendim antikombëtar

Drejtuesit e Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim (LIB), e kanë quajtur antikombëtar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vendosi kundër mbajtjes për logo të Komunës, Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ata kanë kërkuar tërheqjen sa më të shpejtë të këtij vendimi që është kundër vullnetit të popullit shqiptar, si shumicë edhe në Prizren. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë përsipër të paraqesë Kosovën si shtet multietnik me anë të ligjeve të bazuara në Pakon e Ahtisarit, po ia jep këtë epitet edhe qytetit të lashtë të Prizrenit", ka thënë Latifi.

Sioas tij, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, bie ndesh me vullnetin e popullit të Prizrenit dhe mbarë Kosovës. Bie ndesh me vullnetin e kuvendarëve të Prizrenit, të cilët patën votuar që Komuna të ketë këtë simbol identifikues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›