Koordinimi me aleatë

Kosova dhe aleatët e saj po konsultohen për veprimet që duhet ndërmarrë pas përmbylljes së procesit rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo çështje ka dominuar në takimet e Ministrit të Jashtëm Skënder Hyseni me zyrtarë të lartë britanikë në Londër, të martën.
Gjatë bisedës me shefin e diplomacisë britanike, David Miliband, ministri Hyseni ka kërkuar që pas vendimit të GJND’së, të ketë koordinim mes diplomacisë kosovare dhe shteteve perëndimore që përkrahin pavarësinë e Kosovës.
“Duke folur për rëndësinë që ka për Kosovën procesi i njohjeve, bashkëbiseduesit u ndalën edhe te periudha e pasdhënies së opinionit këshillëdhënës të GJND-së, periudhë kjo e cila, sipas ministrit Hyseni, është shumë e rëndësishme dhe e lidhur ngushtë me procesin e njohjeve”, thuhet në një kumtesë të MPJ’së së Kosovës.
Për periudhën pas verdiktit të GJND’së, që pritet të publikohet në muajin gusht, po përgatitet edhe Serbia. Beogradi ka paralajmëruar se më të përfunduar ky proces do të krijohen kushtet për negociatat të reja rreth statusit të Kosovës. Serbia shpreson se do t’ia dalë të mbledhë vota të mjaftueshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së për aprovimin e një rezolute ose deklarate në favor të qëndrimit serb.
Mirëpo, jo vetëm Kosova, por edhe shtetet me të fuqishme perëndimore kanë qëndrim të palëkundur se çështja e statusit nuk mund të rihapet, pavarësisht zhvillimeve që mund të ndodhin si rrjedhojë e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës së Drejtësisë.
Ministri Hyseni ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës se me Beogradin mund të bisedohet vetëm për përmirësim të marrëdhënieve dhe çështjeve teknike, në nivel të barabartë, si dy shtete sovrane.
“Nga ana e tij, sekretari i Shtetit, Miliband ndau pikëpamje të përbashkëta me ministrin Hyseni sa i përket progresit dhe arritjeve që ka bërë Kosova në dy vitet e pavarësisë së saj, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të vazhdohen përpjekjet për të luftuar fenomenet negative të shoqërisë kosovare”.
Në Londër është biseduar edhe rreth zhvillimeve të brendshme në Kosovë dhe është rikonfirmuar se përkrahja për shtetin e ri nuk do të mungojë as në të ardhmen.
Sekretari Miliband dhe ministri për Europë, Chris Bryant, kanë premtuar se diplomacia britanike do të angazhohet edhe më tutje për njohje të reja për Kosovën.
Zyrtarët britanikë kanë theksuar domosdoshmërinë që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë në përmirësimin e qeverisjes.
“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur në lidhje me disa nga sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova, në vitin 2010. Ne diskutuam domosdoshmërinë që Kosova të bëjë përparim të shpejtë në përmirësimin e qeverisjes, duke marrë hapa konkretë për të trajtuar korrupsionin dhe trajtimin e sfidave të saj ekonomike. Progresi në këto fusha është vendimtar për aspiratat e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Bryant.