Kukan: Dialog politik, për integrimin Europian

Kryetari i delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, bën apel për respektimin e vendimit të institucioneve për rezultatin e zgjedhjeve.
Kukan nënvizon se procesi zgjedhor nuk ka mbaruar ende, por pas rezultatit , situata politike në Shqipëri duhet të qetësohet.
"Duhet të respektohet vendimi i institucionit që është kompetent për të gjykuar çështjen e zgjedhjeve dhe apeli është se të gjithë duhet ta bëjnë këtë gjë".
Procesi zgjedhor nuk ka mbaruar dhe po vazhdon ende numërimi i votave e do të jetë e rëndësishme, që kur ai të mbarojë. Unë po shpresoj vërtet këtë sepse i kam parë deklaratat e zotit Rama dhe do të citoj vetëm njërën. Ai ka thënë se do të vazhdojë betejën ligjore. Nëse ai vazhdon betejën ligjore, kjo është ok. Pra, ankesa para institucioneve përkatëse është shumë e drejtë, por kur ai thotë këtë, ai duhet gjithashtu të pranojë vendimet e këtyre institucioneve ligjore.
Duke e vënë edhe një herë theksin se prioriteti i Shqipërisë është integrimi në BE, Kukan bëri apel për dialog politik, mungesa e të cilit sipas tij, largon vendin tonë nga rruga drejt familjes Europiane.
"Ne gjithmonë themi, që këtë mungesë dialogu e vuajnë qytetarët e Shqipërisë, ndaj politikanët shqiptarë duhet të venë interesin e qytetarëve si kryeprioritet. Deri tani, nuk ka progres për dialogun politik, pasi qëndrimet janë të kundërta. Ju mund të bëni gjëra kur doni. Por mungesa e dialogut politik, në këtë aspekt asgjë nuk ka ndryshuar ".
Kukan ka vlerësuar respektimin e afateve të qëndrimit në BE nga shqiptarët pas procesit të liberalizimin të vizave.
"Nuk ka ankesa që qytetarët shqiptarë po abuzojnë me sistemin, siç është rasti i vendeve të tjera në rajon” tha më tej ai.