PE: Qeveri-opozitë, duhet të bashkëpunojnë

Me gjithë mesazhet e forta apo gjuhën radikale, thirrjen për protesta dhe hapjen e rrugës si hapësirë qendrore në ndërtimin e pozitave negociuese, Parlamenti Europian vijon të shprehë shqetësimin e thellë për krizën politike në vend, e cila mesa duket e ka zanafillën prej vitit 2009.
Deklaratat vijojnë më tej, ndërsa theksi vihet tek ngërçi politik, ndërsa i mëshohet më tej faktit se duhet një bashkëpunim për të gjetur marrëveshje.
“Palët s`janë në gjëndje për kompromis”. Nën këtë kërkesë bazike, i mëshohet faktit se ende jemi në pritje që këto mosmarrëveshje të zgjidhen.