Kukan: Kthimi i dekreteve është demokraci

Sipas tij, dialogu i nisur i partive së fundi nuk duhet të mbetet vetëm në Parlament, por edhe jashtë mureve të tij.
“Në vendin tim, Parlamenti refuzon shpesh kandidaturat e ofruara nga Presidenti, por kjo nuk do të thotë se mungon demokracia. Është mirë që partitë politike të paktën e nisën bashkëpunimin në Parlament, por ky bashkëpunim nuk duhet të mbetet vetëm brenda mureve të këtij institucioni, por edhe jashtë tij, në institucionet e tjera. Ne presim bashkëpunim në të gjitha sektorët”, ka thënë Kukan për AS.
Pak ditë më parë, Parlamenti rrëzoi dekretin e presidentit, Sali Shehu, për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. /Start/
2011-12-12 09:19