Medvedev urdhëron hetim të zgjedhjeve

Sipas “Sky News”, ky veprim vjen menjëherë, pasi dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën ditën e shtunë në protesta masive publike në të gjithë vendin. Këto protesta publike ishin më të mëdha në dy dekadat e fundit dhe sfida e parë e Vladimir Putinit, gjatë sundimit të tij.
Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës nxorën fituese partinë ‘Rusia e Bashkuar’ e Vladimir Putinit, por ky rezultat ka zvogëluar në masë numrin e maxhorancës dhe ka ndezur pretendimet se gjatë procesit zgjedhor ka ndodhur padrejtësi.
Demonstruesit kanë dalë në rrugët e disa qyteteve në të gjithë vendin, duke bërë thirrje për dhënien fund të sundimit të tij dhe të përsëriten zgjedhjet nga e para, ku sipas atyre zgjedhjet e javës së kaluar, janë manipuluar në favor të tij.
Forcat sigurisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmat e mëdha të njerëzve, po ashtu edhe autoritet e qytetit nuk kanë lejuar që turmat të shkojnë përpara. Skenat e protestave në Moskë, janë transmetuar edhe nga televizioni shtetërorë i Rusisë. /L.F/Start/
2011-12-11 16:17