E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, mbahen zgjedhjet lokale pavarësisht luftimeve

“BBC” raporton se rreth 43 mijë kandidatë kandidojnë të hënën për më shumë se 17 mijë karrige në këshillat lokalë anekënd vendit.

Autoritetet thanë se zgjedhjet do të ishin më të lira dhe të ndershme se në vitet paraardhëse, por opozita ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre.

Pjesëmarrja në votime pritet të jetë tepër e ulët. Korrespondentët thonë se popullata ka pak gjasa që të rrezikojë duke shkuar në zgjedhje ndërkohë që dhuna është përshkallëzuar.

Ditën e dielë pati gjakderdhje në shumë qytete ndërkohë që Siria ka refuzuar të lejojë mbikëqyrësit ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale.

Organizata e Kombeve të Bashkuara raporton se që prej fillimit të trazirave në Siri kanë humbur jetën mbi 4000 persona, përfshirë 307 fëmijë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-12 10:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›