E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Liberalizim i vizave edhe per Kosoven

Bratisllave 8 tetor - Shefi i delegacionit te Parlamentit Evropian per marredhenie me Ballkanin Perendimor Eduard Kukan ka kerkuar nga autoritetet e Bashkimit Europian qe te nisin nje procedure te pershpejtuar liberalizimi i vizave per Kosoven.

Bashkimi Evropian nuk do te guxonte te lejoje qe qytetaret e Evropes te mbeten te izoluar. Prandaj do te pershendesja qe me procedure te pershpejtuar te propozohet strategjia dhe krijimi i regjimit pa viza edhe per Kosoven ka deklaruar Kukan per te perditshmen sllovake Hospodarske novini.

Duke pershendetur votimin ne PE per heqjen e vizave mes Shqiperise dhe Kosoves Kukan ka theksuar dhe nevojen e mos izolimit te qytetareve te Kosoves.

Liria e levizjes eshte nje nga lirite me te rendesishme mbi te cilat mbeshtetet BE-ja. Me vjen mire se po e shtrijme kete parim edhe per banoret e Shqiperise e te Bosnjes e Hercegovines ka thene Kukan.

a.kNOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›