Kukan: Me rëndësi që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë
Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, ka deklaruar se dialogu i Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, dhe sipas njoftimeve jozyrtare, ndoshta të hënën apo të martën.
Kukan në një intervistë për gazetën Kurir ka thënë se pritja nga raundi i tetë i negociatave për çështjen kyçe, kompetencat e komunave serbe në Kosovë, ka qenë e madhe.
Ai mendon se mosarritja e një marrëveshjeje nuk është mossukses as i qeverisë serbe, as i diplomacisë evropiane dhe theksoi se është me rëndësi që dialogu nuk ka përfunduar.
Mendoj se më mirë është që të arrihet marrëveshja e cila do të jetë e përhershme, sesa diçka që do të arrihet nën presionin e momentit, ka thënë Kukan.