E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti përgatitet për protestë masive

Korrespondenti i “BBC”-së, Jeremy Bowen, thotë se edhe pse përleshjet janë shuar, tensioni vijon të mbetet i lartë në Kairo.

Demonstruesit kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që pritet të fillojnë të hënën.

Ndërkohë ushtria ka ngarkuar ish-kryeministrin Kamal Ganzouri për formimin e një qeverie të re. Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, që prej muajit shkurt, po mbikëqyr transferimin e pushtetit tek civilët pas rrëzimit të ish-Presidentit Hosni Mubarak.

Pavarësisht premtimeve për të përshpejtuar tranzicionin, egjiptianët kanë frikë se ushtria kërkon të mbajë pushtetin./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-25 09:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›