E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Politikanet drejtues te Tiranes te sillen me pergjegjesi e ne perputhje me interesat e vendit

DW A ka garanci qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor per fituesin e zgjedhjeve bashkiake ne Tirane te jete profesional dhe i pavarur nga ndikimi i politikes Drejtesia e kapur nga politika eshte nje nga mangesite e sistemit demokratik ne Shqiperi e vene ne dukje ne Progres Raportet e KE. Po tani si mendoni se duhet te veproje Kolegji Zgjedhor

Eduard Kukan Eksperte ligjore dhe eksperte te Kolegjit Zgjedhor duhet te marrin vendime te mbeshtetura ne ligj dhe nese ata kane paqartesira mund t u drejtohen institucioneve nderkombetare ndofta Komisionit te Venecias qe ka profesioniste te vertete. Ne po i bejme thirrje ketij Kolegji te ndjeke procedura profesionale transparente dhe te marre vendime te pavarura nga politika. Baronesha Ashton dhe Komisioneri Fuele dolen me nje deklarate te perbashket ne filim te kesaj jave ku u kerkuan partive vetepermbajtje pasi procesi zgjedhor nuk ka perfunduar dhe Kolegji Zgjedhor pritet te marre vendimet e tij. Mendoj qe institucionet nderkombetare mund te ndihmojne ne garantimin e marrjes se vendimeve nga Kolegji Zgjedhor vendime qe duhet te jene ne perputhje me ligjin dhe te pavarura.

DW Si do ta karakterizonit situaten politike ne Shqiperi Ju ishit ne krye te delegacionit te Parlamentit Europian qe vezhgoi sesi shkoi dita e zgjedhjeve 8 Maji dhe sapo keni raportuar ne Komisionin e Politikes se Jashtme te ketij Parlamenti gjetjet dhe pershtypjet tuaja

Eduard Kukan Pershtypja e delegacionit te Parlamentit Europian per diten e zgjedhjeve 8 majin ishte qe ajo shkoi ne pergjithesi mire qete pati disa parregullsi por jo te ndonje rendesie dramatike. Zhvillimet qe pasuan diten e zgjedhjeve krijuan probleme vetem ne Tirane pasi si ne pjese te tjera te vendit keto probleme nuk u shfaqen. Ato u krijuan kur KQZ mori vendimin qe te perfshinte ne numerimin e votave edhe ato flete votimi te hedhura gabimisht jo ne kutine e votimit per kryetarin e bashkise po ne kuti te tjera. Opozita e kundershtoi kete vendim te KQZ duke organizuar protesta dhe demostrata. Vendimi i KQZ preku integritetin e procesit zgjedhor. Shkurt situata aktuale ne Shqiperi eshte e ngjashme me ate te pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Them keshtu pasi ne thelbin e kesaj situate te krijuar pas dites se votimeve qendron perseri mungesa e vullnetit politik apo paaftesia e drejtuesve politike per tu perfshire ne nje dialog te vertete per te gjetur zgjidhje konsensuale te situates per te kapercyer diferencat ne qendrime dhe arritur kompromisin marroumlveshjen qe mund te siguroje funksionimin e institucioneve demokratike. Procesi zgjedhor nuk ka perfunduar ende por zhvillimet post- elektorale tregojne se ka mosmarroumlveshje te thella mes partive politike te cilat shkaktojne tensione te larta politike dhe cojne ne kercenimin nga ana e opozites per te bojkotuar perseri aktivitetet e parlamentit gje qe nuk eshte normale ne nje shoqeri demokratike e cila duhet te mbaje gjalle dialogun e vertete politik dhe t i zgjidhe problemet permes tij.

DW Zgjedhjet lokale te 8 Majit jane pare nga BE si testi kryesor qe do te tregoje progresin apo stanjacionin ne ecurine demokratike te Shqiperise. Situata qe sapo pershkruat krijon idene se ky test nuk u kapercye. Sa e demton prishja e integritetit te procesit zgjedhor procesin e integrimit europian teShqiperise

Eduard Kukan Shume seriozisht dhe me pergjegjesi them qe e demton shume Shqiperine dhe sidomos demton rende interesat e njerezve.

DW Z.Kukan a i druheni opsionit te destabilizimit te vendit radikazimit te situates permes mosnjohjes se institucioneve dhe pershkallezimit te protestave te opozites ne nivel kombetar

Eduard Kukan Nuk eshte nje qendrim i mencur politik te besh deklarata per ultimatume apo paralajmerime per mosbindje qytetare. Keto deklarata dhe paralajmerime nuk jane ne linje me vetepermbajtjen qe Baronesha Ashton dhe komisioneri Fuele u kerkuan partive politike te Tiranes. Te besh deklarata se une jam fituesi dhe nese jo do te organizosh protesta dhe demostrata mendoj se nuk eshte perqasja e duhur politike.

DW Cfare shpresash keni qe kjo te mos ndodhe dhe situata te normalizohet

Eduard Kukan Politikanet nuk mund te shprehin shpresa. Shpresa eshte nje nocion shume abstrakt. Pres qe politikanet e Tiranes te sillen ne menyre te pergjgjeshme dhe ne interes te vendit.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›