Zgjatja e pranise ushtarake te Bundesverit ne Kosove

Guido Westerwelle lavderoi faktin qe krizat presidenciale dhe zgjedhjet gjate dymbedhjete muajve te fundit ne Kosove kaluan pa tensione te medha dhe qe problemet u arriten te zgjidhen ne qetesi. Por ministri gjerman i Puneve te Jashtme tha se ende ne popullsi ka frike dhe pasiguri laquoSituata ne veri mbetet e tensionuar problemi i strukturave paralele nuk eshte zgjidhur mbrojtja e manastireve ortodokse serbe mbetet nje ceshtje teper e ndjehsme e siguriseraquo argumentoi nder te tjera politikani liberal kerkesen e tij per zgjatjen e mandatit te Bundeswehr-it ne Kosove edhe me nje vit.
Trupat ushtarake gjermane do te reduktohen
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maiziere
Reduktimi do te jete nga sot maksimumi 2500 ne maksimumi 1850. Sic e shpjegoi ministri i Mbrojtjes kristiandemokrati Thomas De Maiziere ne Kosove do te jene te stacionuar rreth 900. laquoPjesa tjeter do te qendroje ne Gjermani ne gatishmeri per te nderhyre ne rast trazirash per kete jemi marre vesh edhe me qeverine e Kosovesraquo sqaroi ai me tej. De Maiziere i cili ne mars te ketij viti pat vizituar Kosoven vuri ne dukje pergjegjesine e vecante te gjermaneve atje per cka flet edhe fakti qe edhe ne vitin e ardhshem komandanti i KFOR-it do te jete gjerman.
Levdata ne adrese te ushtareve te stacionuar ne Kosove erdhen edhe nga folesi i fraksionit socialdemokrat nga radhet e opozites Michael Groschek i cili u shpreh gjithashtu pro zgjatjes se mandatit. Folesja e grupit parlamentar Aleanca 90/Te gjelbrit Katja Keul e justifikoi gjithashtu pranine ushtarake ne Kosove por e quajti shqetesues faktin qe Forca e Sigurise se Kosoves po kthehet gjithnje e me shume ne nje ushtri laquone forme milicieraquo laquoNje milici e tille e armatosur shume shpejt mund te shnderrohet ne nje djep konfliktesh te reja nderetnikeraquo tha Keul. Deputetja e gjelber e mbylli fjalen e saj me thirrjen drejtuar qeveverise qe te mos i deboje refugjatet rome nga Gjermania.
Kunder mandatit te KFOR-it vetem te majtet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Problemet e sigurise nuk jane zgjidhur plotesisht
Kunder mandatit te KFOR-it jane tradicionalisht deputetet e partise e laquoE Majtaraquo. Ky qendrim pritej qe para se te merrte fjalen folesja e saj Inge Hoeger. Por konstatimi i saj qe ne fillim se laquoNe shume fusha te vendit situata eshte me katastrofale se para luftesraquo e befasoi shumicen e deputeteve dhe thirrjet e tyre protestuese sollen nje moment gjallerimi ne sallen thuajse te zbrazur te parlamentit gjerman.
Angazhimi i Bundeswehr-it ne Kosove ne kuader te KFOR-it u miratua per here te pare me 11 qershor 1999. Para zgjatjes se pare te mandatit me 7 qershor 2000 qeveria gjermane ne nje seance te Komisionit te Jashtem i kishte premtuar parlamentit federal se do ta shtronte kerkesen per zgjatjen e metejshme te mandatit cdo 12 muaj. Kerkesa e 12-te e qeverise gjermane per pjesemarrjen gjermane ne KFOR u kalua te enjten per shqyrtim ne Komisionin e Marredhenieve me Jashte.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Angjelina Verbica