E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Reagimi i partive pas zgjedhjeve, kyc per procesin Rozeta Rapushi

Delegacioni i Parlamentit Evropian per Marredheniet me Shqiperine, Bosnjen dhe Hercegovinen, Malin e Zi dhe Kosoven, vlereson si shume te rendesishme reagimin e forcave politike pas zgjedhjeve qe sipas nderkombetareve, ka rol kyc ne fatin e procesit zgjedhor. Ishte pikerisht kreu i ketij delegacioni, Eduard Kukan, i cili ja pohoi nje gje te tille dje Presidentit te Republikes, Bujar Nishani, ne takimin e zhvilluar nje dite nga zhvillimi i zgjedhjeve. “Eshte shume e rendesishme qe pas nje fushate zgjedhore relativisht te qete reagimi i forcave politike pas zgjedhjeve mbetet shume i rendesishem per fatin e tyre”, - u shpreh Kukan. Ai garantoi Presidentin se Parlamenti Europian, delegacioni i te cilit eshte politikisht shume i balancuar mbeshtet, inkurajon dhe ndihmon ne vijimesi Shqiperine ne kete proces shume te rendesishem elektoral, por i meshoi faktit se faktori baze mbetet ai shqiptar. Nga ana e tij, kreu i shtetit Nishani, vleresoi, perkujdesjen dhe partneriteti qe ky institucion dhe te gjithe institucionet e Bashkimit Europian tregojne per Shqiperine dhe per procesin e integrimit europian te saj, duke shtuar se anetaresimi ne Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i vendit tone, suksesi i te cilit bazohet para se gjithash ne vullnetin e palekundur te qytetareve shqiptare, te cilet e shohin arritjen e ketij objektivi si nje menyre te sigurt qe institucionet shqiptare te arrijne standardet europiane dhe te ofrojne sherbime te ketyre standardeve. Presidenti Nishani vijoi me tej, se zgjedhjet jane momenti me i rendesishem i demokracise funksionale kur qytetaret e kane pushtetin ne dore duke vene ne dukje se kjo fushate zgjedhore eshte bazuar pergjithesisht ne paraqitjen e programeve dhe jo ne sulme individuale, e per rrjedhoje mund te cilesohet si me e mira. Ne kete kuader, kreu i Shtetit u shpreh besimplote se perqasja e politikaneve pas zgjedhjeve do te jete e njejte me ate te qytetareve shqiptare, te cilet me sjelljen e tyre po tregojne nje pjekuri qe garanton suksesin e zgjedhjeve. Presidenti Nishani nenvizoi gjithashtu se infrastruktura ligjore, kapacitetet infrastrukturore si lista elektronike e votuesve, dokumentet e identifikimit, numerimi transparent dhe ndihma e faktorit nderkombetar jane faktore shume te rendesishem dhe vendimtare qe Shqiperia te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme te standardeve europiane. Nje qendrim te tille Presidenti Nishani e ka shprehur edhe me pare, duke nenvizuar faktin se Shqiperia do te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme, ashtu sic e kerkojne edhe standardet nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›