KQZ apel komisionereve: Tregoni paanesi, pergjegjesi Rozeta Rapushi
Pak ore nga zhvillimi i zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) informoi dje shperndarjen ne kohe te te gjithe materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit ne 89 Zonat e Administrimit Zgjedhor. Nderkohe qe u beri thirrje te gjithe anetareve te komisioneve te Qendrave te Votimit te tregojne sot pergjegjshmeri, profesionalizem dhe paanesi. Te njejtin apel, KQZ ua beri dje edhe anetareve te grupeve te numerimit te votave. “Çdo Komision Zonal i Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ) dhe Komision i Qendres se Votimit (KQV) ka ne dispozicion te gjithe dokumentacionin dhe materialet zgjedhore te domosdoshme per zbatimin e procedurave dhe permbushjes se detyrave qe, Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise, iu ngarkon ketyre komisioneve. Sigurisht qe i gjithe ky proces eshte kryer fale nje bashkepunimi shume pozitiv te Ministrise se Mbrojtjes qe vune ne dispozicion mjetet e transportit, si dhe Policine e Shtetit per shoqerimin e materialeve zgjedhore ne te gjitha destinacionet”, - informoi zedhenesja e KQZ-se, Drilona Hoxhaj. Sipas saj, nga KZAZ-te, ka filluar organizimi per pergatitjen e dokumentacionit per shperndarjen e materialeve dhe nje pjese e tyre jane ne pritje te listes se komisionereve te KQV-ve per te filluar edhe procesin e shperndarjes se bazes materiale zgjedhore, ose e kane filluar shperndarjen. Ne kete kuader, ne emer te institucionit ajo u ndal edhe ne keshillat ndaj komisionereve. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke i uruar te gjithe anetareve te Komisioneve te Qendrave te Votimit pune te mbare ne permbushje te detyres se tyre diten e votimit, njeherazi ju ben thirrje per pergjegjshmeri, profesionalizem dhe paanesi. Pavaresisht se jane te propozuar nga forca te ndryshme politike, permbushja e detyres se rendesishme te anetarit te KQV eshte vetem respektimi me rigorozitet i kerkesave te kuadrit ligjor zgjedhor, dhe kjo duhet te jete busulla e vetme orientuese ne cdo veprim, qendrim, procedure”, - vlereson KQZ.
Te njejtin apel KQZ ben edhe per anetaret e Komisioneve te Zonave te Administrimit Zgjedhor, per anetaret e grupeve te numerimit te votave, per permbushjen e detyrave te tyre si gjate dites se votimit, ashtu edhe ne procesin e rendesishem te numerimit e deri ne tabelimin perfundimtar te rezultateve.
SIGURIA
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, garanton te gjithe votuesit shqiptare, se ne ndjekjen ne dinamike te procesit, do te zbatoje me korrektesi te gjithe kerkesat ligjore, duke marre ne rast nevoje masat e nevojshme, per te mos lejuar askend te cenoje mbarevajtjen e tij, per ti garantuar keshtu cdo votuesi ushtrimin e qete dhe te lire te se drejtes kushtetuese te votes”. Keshtu reagoi dje ky institucion pak ore nga celja zyrtare e votimit.
Votimi dhe numerimi sot pa teknologji te reja
Pas deshtimit te dy projekteve pilot te parashikuara per numerimin elektronik te votave ne Fier dhe identifikimin e zgjedhesve ne menyre elektronike ne Tirane, procesi zgjedhor do te zhvillohet sot pa asnje teknologji te re. Ashtu sic edhe vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak dite me pare, dy projektet pilot nuk do te realizohen per shkak se ne Tirane teknologjia krijoi probleme dhe ne Fier nuk ishte e mundur te realizohej per shkak te numrit te madh te partive politike te regjistruara. Per rrjedhoje identifikimi i zgjedhesve ne Tirane do te behet njesoj si ne zgjedhjet e fundit dhe po keshtu, numerimi i votave ne Fier do te behet me dore nga anetaret e grupeve te numerimit te votave. Politika ra dakord me konsensus gjate ndryshimeve te Kodit Zgjedhor qe keto dy projekte pilot te realizoheshin per here te pare ne Shqiperi, por nuk funksionuan.