E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Asnjë grup hetimor për të dhënat e Wikileaks

“Duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media”, thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme. 

Prokuroria Shqiptare gjen rastin të shprehë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese dhe fton median, “si aleate natyrale dhe bashkëpunuese në denoncimin e rasteve të korrupsionit e abuzimeve të ndryshme, të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-07 08:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›