"Banda e Lushnjës", mbrojtja: Të rigjykohet çështja
Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan rigjykimin e çështjes ndaj klientëve të tyre, me pretendimin se, gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë, ishin shkelur procedurat ligjore.
Një vit me parë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi me burgim shtatë të pandehurit e "Bandës së Lushnjës", për një sërë veprash të rënda penale. Ndërkohë që dy prej të pandehurve u dënuan me burgim të përjetshëm.
Të akuzuarit si anëtarë të "Bandës së Lushnjës", akuzohen për disa vepra të rënda penale, si disa vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale, disa vjet me parë, në vendin tonë. Ndërsa, në proces gjykimi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda është edhe kreu i "Bandës së Lushnjës", Aldo Bare. /Start/
2011-09-06 17:09