E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan apel politikes Tregohuni te pergjegjshem

Në një intervistë për Albanian Screen, kryetari delegacionit të PE-së në Shqipëri Eduard Kukan u bëri thirrje partive politike që pas përfundimit të zgjedhjeve të sillen në mënyrë të përgjegjshme duke pasur prioritet interesat e qytetarëve.

"Kjo është një çështje që u përket partive politike, por është shumë e rëndësishme që të sillen në mënyrë të përgjegjshme duke pasur parasysh interesat e qytetarëve të këtij vendi"-tha Kukan.

Pavarësisht disa problemeve të vogla teknike-tha Kukan, deri tani procesi i votimit ka qenë i rregullt.

"Jemi informuar se deri tani nuk ka pasur asnjë problem serioz. Mund të ketë pasur gjëra të vogla organizative, por asgjë serioze që të dëmtojë procesin dhe ditën e zgjedhjeve"- tha Kukan.

Duke shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë, për ecjen përpara të saj, Kukan u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votime. Delegacioni i PE-së mbërriti në Tiranë ditën e shtunë dhe të hënën pritet të publikojë një raport mbi ecurinë e zgjedhjeve.

Bora Ymeri

               
               
Azhornuar së fundi ( e diel , 08 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›