E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokale 2011 proces i qete ne Durres e Vlore

Procesi i votimit në qytetin e Durrësit ka ecur normalisht, përveç vonesave të vogla në momentin e fillimit të tij. Në qendrën 14-84 në lagjen 7, votimi nuk ka nisur për shkak se personi që ka tërhequr bazën materiale, nuk përputhej me emrin e nënkryetarit që kishte dërguar KZAZ-ja nr 8 për këtë qendër. Kryetari i kësaj qendre është shprehur se nuk mund të fillojë votimi derisa të vijë emri i saktë nga KZAZ-ja.

“Problemi kryesor është që personi që ka tërhequr materialet si nënkryetar i kësaj KQV-je është ndryshe nga personi që ndodhet te vendimi KQV-së. Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt me KZAZ-në dhe presim sa më shpejt vendimin për ndryshimin e nënkryetarit”-tha kryetari i qendrës. 

Edhe në Vlorë procesi po zhvillohet i qetë dhe është tejkaluar me vendim të KZAZ problemi i mungësës së zarfave të futjes së procesverbaleve pas vulosjes.

“Në të gjitha qendrat e votimit mungojnë ose një ose të dy zarfet e futjes së procesverbalit të vulosjes”-tha një nga përfaqësuesit e KZAZ-së.

Ndërkaq burime nga policia kanë bërë të ditur se shperndarja e bazës materiale në të gjithë qendrat e votimit ka zgjatur deri në orën 3 pasmesnate dhe nga kjo orë qendrat e votimit janë marrë në ruajtje nga forcat e rendit.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›