E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijne emigrantet fluks hyrjesh ne Kapshtice

Vetëm gjatë ditës së shtunë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia 2400 emigrantë shqiptarë dhe 700 automjete, për të qenë të pranishëm në procesin zgjedhor të 8 majit.

Ndërsa gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, fluksi i ardhjeve ka qenë në rritje duke e çuar në 2710 numrin e emigrantëve dhe në 807 atë të automjeteve të mbërritura në vendin tonë.

Emigrantët e mbërritur për votime kanë bërë të ditur se interesi i bashkëatdhetarëve për të votuar ka qenë i lartë dhe kjo duket edhe në kohëqëndrimin e tyre vetëm 12 orësh për t’u kthyer më pas në vendet e tyre të punës.

Jorgjeta Gjançi                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›