Voton Rama Votoni pa frike presionet i mori era

"U lutem të gjithëve të mos rrinë pa votuar. Të mos votosh sot do të thotë të pranosh papunësinë, të mbështetës padrejtësinë, të thellosh varfërinë. Asnjë familje e zakonshme që do punë, drejtësi, jetë normale për fëmijët nuk duhet të rrijë pa votuar, pa frikë, pa ngurrim.
Askush nuk ua sheh dot votën e t'u thotë gjysmë fjale nesër kur të shkoni në punë. Presionet i ka marrë era. Votën e keni ju në dorë dhe në fshehtësi. Asnjë vajzë a djalë i ri që dëshiron punë nuk duhet të rrijë pa votuar. Asnjë biznesmen i madh e i vogël që ka nevojë për mbrojtje nuk duhet të rrijë pa votuar. U bëj thirrje te fuqia çudibërëse e votës, të shkojnë të votojnë dhe të mos rreshtin së trokituri te komshinjtë, miqtë e të njohur për t'i çuar te kutitë e votimit për të marrë hakun që u takon për veten dhe për familjarët me votë.
Sot është dita e ndëshkimit me votë për papunësinë, çmimet, faturat, padrejtësinë dhe rrenat e pafundme që i dëgjoni për vite me rradhë. Mos u mërzisni nëse ka rradhë në qendrën tuaj të votimit. Gëzohuni që votat janë shumë dhe forca do të jetë shumë e madhe.
Sot është dita të votoni për Shqipërinë që doni, për jetën që meritoni. Vota e ka bërë Tiranën që kemi sot. Vota do ta bëjë Tiranën dhe Shqipërinë që duam nesër. Asnjë kryeqytetas në qendër apo periferi s'duhet të rrijë pa votuar sot, pasi Shqipëria ka nevojë për shembullin e Tiranës"-tha Rama. Azhornuar së fundi ( e diel , 08 maj 2011 )