Projekti i Siva Partners ringjallidene e kazinose ne Sazan
Gjate periudhes tete-vjecare te qeverisjes socialiste jane degjuar shpesh projekte per ngritjen e kazinove ne bregdetin shqiptar te tilla qe lojtareve te bixhozit te mos u krijoheshin shqetesime te cfaredolloji pra te ishin sa me te distancuara nga pjesa tjeter e vendit. Ne keto propozime vete qeveritaret parapelqyen projektin e kthimit te ishullit te pabanuar te Sazanit nga nje baze e pejetshme ushtarake ne nje oaz lojrash fati.
Propozimi u la ne heshtje pas kerkeses se fqinjeve per te kontrolluar prej andej trafikun e klandestineve dhe me pas per arsye strategjike nga NATO-ja. Por projekti i mega-kazinose eshte pervetesuar nga investitoret shqiptaro-amerikane aktualisht te cilet synojne sipas projektit te paraqitur dje ne Tirane te ngrene aty nje zone turistike-argetuese me synim terheqjen e pasanikeve te apasionuar pas ruletes dhe zareve qe nuk mund ta ndjekin pasionin e tyre ne vendet nga vijne per shkak te ndalimeve ligjore.
Serish eshte Vlora epiqendra e ketyre pretendimeve. Ketu eshte menduar te shfrytezohet nje zone bregdetare e cila ka qene me pare zone ushtarake dhe pa pretendime nga pronaret. Ende nuk dihet ne se kjo toke eshte blere nga SIVA apo ajo do te jepet me qira nga shteti. Por ajo qe dihet eshte se projekti perfshin objekte teper te fryra qe kerkojne edhe nje financim shume te madh per kushtet e Shqiperise. Qe veshtire se do te ktheje fitimin normal te investimit.
Investitoret kane llogaritur se aktualisht qendrat tradicionale te turizmit ne Lindjen e Mesme dhe prane saj konsiderohen si me te rrezikshme sidomos nga te pasurit dhe se Shqiperia do te ofronte afersi gjeografike si askush tjeter. Po ketu llogaritet edhe fakti qe me zbatimin e dobet te ligjit dhe korrupsionin e perhapur shume nga klientet e mundshem te kazinove do te mund te pastronin lehtesisht para te pista pa u shqetesuar. Ndryshe investimet do te ishin bere aty ku Shqiperia ka me shume nevoje dhe jo ne fushen e lojrave te fatit.
Vlora si rajon eshte vene ne qender te vemendjes se shume pushtetareve dhe biznesit te lidhur ngushte me ta kryesisht per te perfituar nga pasurite e saj. Opinioni eshte njohur tashme me episode te perseritura te zhvatjes se pronave te patundshme ne bregdet nga njerez qe nuk kane asnje lidhje me Vloren. Rruga nga Levani ne qytetin bregdetar po zgjat ne menyre te pashpjegueshme dhe te pajustifikueshme qe prej 5 vjetesh dhe kohet e fundit eshte folur per terheqje te kompanise investuese. TEC-i u ndertua por deri tani ka rezultuar i paperdorshem edhe ne kohe krize energjetike. Nga parku energjetik mbeti vetem Petrolifera. Nderkohe Porti i Vlores pret prej vitesh te shmanget korrupsioni qe te disbursohen fondet nga Kooperacioni Italian.
shkrimi u botua dje ne shqiptarja.com