Precedenti Si deshtoi investimi 2.4 mld euro
Projektet me shifra teper te medha ka me pak gjasa te realizohen. Qe prej 5 vjetesh KRRTRSH ka dhene lejen per krijimin ne zonen e Semanit ne Fier te nje parku gjigand energjetike ku do te stokohej gazi i lengshem dhe do te ndertoheshin edhe tre termocentrale. Faktikisht leja vazhdon te jete akoma ne fuqi nderkohe qe nuk eshte bere asnje gram pune per realizimin e projektit. U tha se ne te do te angazhoheshin 2.4 miliarde euro fonde cka ngjalli optimizmin e kryeministrit Berisha qe e shpalli para kohe Shqiperine si nje superfuqi rajonale energjetike. Por me pas dolen bishta te tjere qe e detyruan kreun e qeverise te kerkonte ne Katar gaz te lengshem ne shkembim te anijeve me uje te pijshem. U tha madje se do te vinin 150 anije ne vit qe do te benin kete shkembim mallrash por gjithshka mbeti si nje hipoteze.
Lidhur me projektin e Semanit investitoret qe ne vitin 2006 kishin deklaruar se nje vit me pas do te ishin gati te gjitha investimet e duhura per te realizuar objektet. Kjo rezultoi nje mashtrim dhe aktualisht po pritet qe te lidhet linja e gazit qe kalon permes Shqiperise nen det per ne Itali ne menyre qe te mundesohet konkretizimi. Por kjo do te kerkoje akoma edhe shume vite.