E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan optimist Ngerci do te zgjidhet Rozeta Rapushi

Ne nje kohe kur situata ne Shqiperi eshte e pandryshueshme nderkombetaret vijojne me apelet per zgjidhjen e ngercit politik. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan apeloi dje per forcat politike shqiptare qe te zgjidhin sa me pare situaten ende te ngurtesuar te marredhenieve te tyre. Sipas tij forcat politike duhet te gjejne forca per te kapercyer nje here e mire ngercin politik ne vend. Apeli i Kukan vjen pak kohe pasi ai u largua teresisht i zhgenjyer nga Shqiperia pas mosgjetjes se konsensusit mes mazhorances edhe opozites ne takimin e bere me ndermjetesimin e tij dhe te perfaqesuesve te tjere nderkombetare. Kriza politike ne Shqiperi vazhdon tashme prej shume kohesh. Sigurisht qe une jam vertete i shqetesuar dhe shpresoj se ky ngerc i gjate politik te marre fund sa me pare-tha Kukan. Duke i ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit ne vend kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore tha se propozimi me i fundit i bere nga Partia Socialiste per hetim te materialeve zgjedhore jo me te fleteve te votimit duket optimist drejt nje zgjidhjeje. Ndonese nuk ka nje propozim zyrtar nga kreu i selise roze Edi Rama Kukan pohoi se ky mund te konsiderohet si nje hap perpara drejt gjetjes se konsensusit aq shume te munguar mes paleve. Per sa i perket propozimit te opozites une kete e shoh si nje hap perpara ne drejtimin e duhur dhe shpresoj se ky do te sherbeje per te gjetur zgjidhjen sepse kjo do ta ndihmoje edhe Shqiperine. Une shpresoj dhe jam optimist se politikanet shqiptare jane tashme te pergjegjshem per kete situate dhe une jam kete here pak me shume optimist se kriza do te zgjidhet u shpreh Kukan. Thirrja e tij behet ne nje kohe kur ende propozimet e opozites jane fjale ne ere. As ne Parlament as ne qeveri nuk ka nje propozim qe te zyrtarizoje ate cka Rama tha ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te PS-se qe kerkohet vetem hetim i materialeve zgjedhore asgje me shume. Mungesa e nje propozimi zyrtar e mban ende larg mundesine e zgjidhjes se krizes per sa kohe qe kryeministri Sali Berisha e ka bere te qarte se pa nje dokument zyrtar perpara nuk mund te shprehet. Deklaratat e djeshme Eduard Kukan i beri pas nje takimi qe pati ne fokus te drejtat e njeriut ne vendet e Ballkanit Perendimor. Ne kete takim u theksua se problemet e mprehta qe ekzistojne ende ne kete drejtim do te vleresohen ne vazhdimesi dhe si nje kriter politik per integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›