E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan sugjeron Te asistoje Komisioni i Venecias

Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jug-Lindore, sugjeron asistencën e Komisionit të Venecias ndaj Kolegjit Zgjedhor në marrjen e vendimeve profesionale e të pandikuara nga politika.

Në një intervistë për DW, Kukan u shpreh se prishja e integriteti të procesit zgjedhor e dëmton Shqipërinë sidomos dëmton rëndë interesat e njerëzve.

Në intervistën e tij Kukan u shpreh se nëse ekspertët kanë paqartësira, mund t' u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndofta Komisionit të Venecias.

"Mendoj që institucionet ndërkombëtare mund të ndihmojnë në garantimin e marrjes së vendimeve nga Kolegji Zgjedhor, vendime që duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe të pavarura", tha Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›