Korce i hedhin granaten ne shtepi nuk ka te lenduar

Nje shperthim ka ndodhur rreth ores tre te mengjesit te sotem ne lagjen 11 te qytetit te Korces. Persona te paidentifikuar kane hedhur nje granate ne banesen e shtetasit Pali Pavlli 35 vjec por fatmiresisht nuk ka patur te lenduar edhe pse ne banese ndodheshin pese anetaret e familjes Pavlli. Nga shperthimi i granates ka patur vetem deme materiale te baneses konkretisht thyerje te xhamave te dritares se dhomes se gjumit dhe deme te tjera perreth.
Policia e cila ka nisur hetimet per ngjarjen nuk ka dhene detaje ne lidhje me sulmin i cili eshte i dyti brenda muajit ne adrese te te njejti person. Policia permes nje komunikate per mediat ka konfirmuar rastin e dyte te sulmit ndaj Pavllit ndersa sqaron se ka nisur hetimi pe zbardhjen dhe dokumentimin e plote te ngjarjes dhe eshte marre ne pyetje 35-vjecari per sqarime ne lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe me dyshimet e ngritura nga vete. Policia po heton ne pisten e konflikteve te vjetra ndersa ende nuk ka mundur te identifikoje autore.