PD: Rivitalizim të hekurudhës, deri në Pekin. PS-ja do monopol të ushqimeve
Elbasan- Kryeministri Berisha në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Gostime-Gjyrale-Belsh me gjatësi 10 km e që pritet ti shërbejë 90 mijë banorëve, u kërkoi votën këtyre të fundit që të vijojë përpara me projektet zhvilluese të zonës.
Korridor i fuqishëm tregu për lidhjen tuaj me Elbasanin dhe së shpejti me kryeqytetin,-tha Berisha teksa u zotua për vazhdimin e projektit për një infrastrukturë rrugore në fshat simotër me atë në qytet.
Dyfishimi i pensioneve në fshat është një tjetër dëshmi e angazhimit dhe interesit tonë për ju, mbështetjen tuaj. Por të gjitha këto kanë një synim, tju japim ju infrastrukturën, rrugën, shkollat ujësjellëasttë njëjta me lagjet e qyteteveNe përpiqemi tju ndihmojmë ju, por punën kryesore e bëni ju vetë. Ajo punë ka mund të madh, djersë balli të derdhur, ka sakrificam, përgjegjësiJu ishit arkitektët e vërtetë të zhvillimit,-tha Berisha.
Kryeministri i tha bënorëve të zonës së qeveria e tij ka investuar në fshatra 60% të buxhetit të shtetit.
Po të gjitha këto kërkojnë të vazhdojnë përara, të asfaltojmë rrugë e ujë 24 orë aty banoni, sistemin më të mirë të vaditjes të vendosim shkollate të respektoheni,-tha Berisha.
Shefi i PD-së sulmoi alternativën socialiste duke thënë se projekti i tyre për heqjen e taksave për ushqimet bazë ka në bazë mashtrimin për fitime monopolesh.
Politikë kokëboshe për uljen e taksaveQë mendon të dëmtojë prodhimin e vendit të vet. Sepse miliarderët sbëhen dot më me leje ndërtimi se i iku Bashkia e Tiranës. Tani i duhen monopolet e ushqimeve, vezët, vajin, grurin, miellin, grurin e e me rradhë. Kjo sdo të ndodhë. Më 23 qershor të gjithë fermerët pa dallime partiake do të votojnë për fermat e tyre,-tha Berisha duke i kërkuar të votojnë numrin 44 në fletën e votimit.
Më vonë kryeministri Berisha u ndal me banorët e Treganit, të cilëve u tha se së shpejti përfundon puna për autostradën Tiranë-Elbasan, që i afron zonat me tregun e kryeqytetit. Do të ndërtojmë rrugën Librazhd-Peshkopi, Qukës-Qafë Pllocë. Boshtin e Jugut, Cërrik-Kuçovë-Berat. Do të ndërtojmë bypass-in e Elbasanit…etj”,-premtoi Berisha. ‘Do të punësohet mijëra e mijëra qytetarë…nga e mbarë Shqipëria”.
Kryeministri më pas zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit e Elbasanit, të cilëve u premtoi mbështetje të fuqishme nga ana e qeverisë demokratike.
“Rruga Tiranë-Elbasan bashkon tregun e Tiranës me të Elbasanit, është një zhvillim i madh për Shqipërinësepse zhvillimi, rritja e gjeneratorit Tiranë-Elbasan-Durrësçon përpara gjithë Shqipërinë”,-tha Berisha duke premtuar se nuk do të ketë rritja taksash për biznesin nëse i besohet një mandat i tretë qeverisës.
Berisha tha se së shpejti hekurudha shqiptare do të jetë e standartëve ndërkombëtare me një shtrirje deri në Kinë, teksa zbuloi dy planet fillestare që ka qeveria jonë me atë të Maqedonisë për zhvillimin e sektorit.
“Segment të hekurudhave që shkon deri në Pekin…I jep rentabilitet shumë të madh. KE-ja është shumë e përqendruar në herukudha…po bën studimin e hekurudhave të Shqipërisë. Hekurudha është një rrjet strategjik shumë i rëndësishëm në konceptim e zhvillimit evropian e ka fonde të mëdha për zhvillimin e tyre. Jemi për rivitalizimin e plotë të rrjetit hekurudhor. Me Qeverinë e Maqedonisë kemi dy projekte: Të ndërtojmë 3 km tona, ata deri në Strugë, në Strugë një hap të madh për mallrat që vijnë nga Durrësi. Ata do bashkohen me 39 km për ata dhe kjo e bën hekurudhën shqiptare, ndërkombëtare të një rëndësie shumë të madhe”,-premtoi kryeministri.