E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës- Shpejtësia i merr jetën 3 personave, plagosen 2 të tjerë

Kukës- Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së tre personave ka ndodhur gjatë pasdites së sotme.

Një fuoristradë është përplasur me një kamion në aksin Kukës- Kalimash ne fshatin e quajtur Kolsh.

Burimet nga policia konfirmojnë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë të cilët janë transportuar për në spitalin e qytetit.

Identiteti i personave të përfshirë në aksident ende nuk bëhet i ditur.

Mësohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në reanimacionin e spitalit të Kuësit, ndërsa personi tjetër është dërguar për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para mësohet se shkak për aksidenitn është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Blutë dhe ekspertët janë në vendngjarje dhe po vijonë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›