E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd plagos me arme gjahu vellain me pas vret veten

Në gjendje të dehur qëllon me armë gjahu vëllain e më pas vret veten. Ngjarja është regjistruar mesnatën e kaluar në fshatin Pishkash të Librazhdit. Pas një grindje banale, Ilmi Mekshi 35 vjec, ka kërcënuar e më pas ka qëlluar me armë zjarri ndaj vëllait Petrit Meksi i cili ka marrë saçme në pjesë të ndryshme të trupit. Ai shtë dërguar menjëherë drejt spitalit Librazhdit.

Ndërkohë i penduar për gabimin që bëri ndaj vëllait, Ilmi Mekshi është vetëvrarë. Për 35 vjeçarin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur pas një grindje të castit mes vëllëzërve. Petrit Mekshi ka qortuar vëllain se përse kishte abuzuar me pijen e ky e ka kërcënuar me armën e gjahut e pastaj aksidentalisht ka tërhequr këmbëzën duke qëlluar në drejtim të tij. Pas tronditjes s ëpësuar dhe i ndodhur nën efektin e alkoolit ai ka kryer vetëvrasje. 40 vjecari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe sipas tyre është jashtë rrezikut për jetën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›