Kukës, Apeli rrëzon kërkesën për lirimin e Begzim Isës
KUKËS-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën për lirimin e Begzim Isës, studentit që akuzohet se ka rrëmbyer një 7-vjeçar për qëllime trafikimi.
Begzim Isa u arrestua mbi akuzën e rrëmbimit të një 7-vjeçari në Kukës në fillim të muajit Prill. Për të u vendos masa e arrestit burg pa afat, masë që e la në fuqi dhe Gjykata e Apelit.
Arrestimi i Isës zgjoi shpresat dhe për vajzën e humbur në Zapod të Kukësit, Bleona Matën.
Begzim Isa u arrestua në flagrancë pasi u akuzua se rrëmbeu një fëmijë për qëllime trafikimi.
Korrespondentja e "News 24" në Kukës bëri të ditur se burime policore i kanë konfirmuar se arrestimi i 20-vjeçarit Begzim Isa u bë pas një hetimi intensiv që përfshiu dhe përgjimin e celularit të të riut.
“Policia ka pasur dyshime dhe më parë mbi të riun dhe janë kryer hetime intensive, përgjim të telefonatave që ka kryer i riu, gjë që çoi deri në arrestimin e 20-vjeçarit”, bën me dije korrespondentja referuar burimeve të policisë së Kukësit.
Sipas Policisë së Kukësit Begzim Isa, ka rrëmbyer 7-vjeçarin A.F, pasditen e së premtes, me qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës. Policia thotë se 20-vjeçari ka pasur si qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës për një shumë të konsiderueshme deri në 40 mijë euro.
Vetë i riu nuk e ka pranuar akuzën dhe po kështu familjarë të tij kanë dalë në mbrojtje të të afërmit duke akuzuar policinë se nuk ka hetuar mjaftueshëm për të ngritur këto akuza.
Bleona Mata humbi para 3 vitesh në muajin maj në zonën e Zapodit të Kukësit. 6-vjeçarja u zhduk në mënyrë misterioze rreth orës 17:00 të datës 22 maj të vitit 2010, ndërsa për zbardhjen e së vërtetës u angazhuan shumë forca policie. Në momentin e humbjes, vajza ka qenë në shoqërinë e 5 kushërirave. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj
(d.b/BalkanWeb)