E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Rama na ‘shiti’ për LSI, telefoni i tij s'punon për ne, vuajmë tradhtinë e radhës

TIRANË- Paskal Milo, kreu i PDS-së i ftuar në rubrikën “Opinion” në TV News24 gjatë një bashkë bisedimi me gazetarin Denis Minga komentoi zhvillimet më të fundit në kampin opozitar si dhe pakënaqësinë e tij ndaj kreut të PS-së Edi Rama.

Milo duke kritikuar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në vitin 2008, që sipas tij prodhuan këtë situatë për partitë e vogle, akuzoi kryesocialistin Rama se ‘shiti’ aleatët e tij për LSI.

“Sigurisht jemi koshient që PS na shiti për LSI, këtë e dinë gjithë shqiptarët, por ne të ardhmen tonë, kontributin tonë ndaj opozitës shqitpare nuk e lidhim me emra të përveçëm, por me kauzën dhe alternativën tonë. Duke fituar sa më shumë vota do kontribuojmë për fitoren e opozitës. Ne po vuajmë tradhtinë e radhës që aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare por kjo tashmë nuk na ligështon. 

Milo konfirmoi faktin se telefoni i kreut të opozitës nuk është i hapur këto ditë për aleatët e tij të vegjël teksa shprehu përgjegjësinë ndaj elektoratit të majtë pavarësisht nëse PS gabon.

“Koalicionit po shkon sic po shkon, por tendenca e përgjithshme na favorizon, pavarësisht sjelljes së PS ndaj aleatëve të saj. Ne do shkojmë përpara. Ne kemi përgjegjësi ndaj elektoratit të majtë pavarësisht kur gabon PS, ne duhet të këshillojmë që të gabojë sa më pak. Tani atë po bëjmë po e këshillojmë që të mos bëjë më gabime se kushton shumë. Nuk e ka PS monopolin e së majtës shqiptare, por e kemi gjithë bashkë. Nuk vjen njeri nga PS dhe më thotë se kush është e majta, kushdo qurravec dhe më thotë. Dhe PS ka shumë qurravec. Telefoni i Ramës nuk funksionin më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj PS”, shtoi Milo, duke theksuar se pas bisedës shpreson të marrë përgjigjie nga Rama.

Duke komentuar listat zgjedhore, Milo theksoi se i qëndron vendimit të tij për të mos shitur partinë për një karrige në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Milos, Rama i ka bërë një ofertë të tillë, por ai e ka refuzuar.

“Ne duhet të vështrojmë përpara dhe unë nuk mund të shitesha për një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Oferta ka qenë nga zoti Rama dhe e kam thënë se për një karrige nuk mund të shes partinë se ti tillë ishte kushti që të futesha në listë dhe të braktisja partinë. Unë nuk mund ta pranoja se ishte një detyrim që kam ndaj mijëra njerëzve që kanë luftuar me mua dhe përkrah PS që ka të bëjë me opozitën tonë. Nuk dua të qahem për një cështje që kam marr vendim të tillë”, deklaroi Milo. 

Kreu i PDS-së, shprehu vlerësimin e tij për listat e PD-së, duke nënvizuar motivimin që kryeministri Berisha i bëri aleatëve. Milo tha se në krahasim me Berishën, Rama i demotivoi aleatët e tij.

“Kemi fenomen tjetër në PD, kam kurajo ta shikoj të vërtetën në sy, dhe ta vlerësoj Berishën se ka treguar respekt për partnerët e vet. Si teknicient që është duke siguruar krerët e partive aleate, i sigurojnë të punojnë të qetë për të marrë sa më shumë vota për koalicionin. Rama i ka demotivuar aleatët e vet. Jo mua se unë po punoj në të gjithë Shqipërinë. Kështu është fjala për ti dhënë ndryshim rrënjësor Shqipërisë në 23 qershor. Unë ndjej përgjegjësi jo vetëm i qytetar, por dhe si politikan i së majtës shqiptare. Të paktën kam guximin ti them se këtu e ke gabim”, theksoi Milo. 

Milo paralajmëroi se nëse e majta ka krizë ajo do vërtetohet më 23 qershor, teksa theksoi se tendenca e fitores është në favor të opozitës. Kreu i PDS-së shprehu shqetësimin e administrimit të fitores. Gjithashtu Milo bëri publike faktin ase ka pasur oferta gjatë gjithë kohës edhe nga zoti Berisha dhe zoti Meta, por sic e cilësoi ai, nuk mund të kalonte ‘ylberin”.

“Do shohim pas 23 qershorit. Unë uroj që e majta të fitojë se jam pjesë e saj pavarësisht gabimeve të saj. Tendencën e ka në favor. Mua më interesoj shumë pas zgjedhjet se opozita do i fitojë, por problemi është mënyra si do e administrojë fitoren. Do qeveriset mirë apo do copëtohet pushteti në thela mishi. Ofertat nga zoti Berisha dhe Meta kur kanë qenë bashkë në adresën tim nuk kanë munguar asnjëherë, por unë nuk e kapërcej ylberin nga e majta në të djathtë, është shumë vonë dhe sikur të doja të bëja sepse formimi im dhe dinjiteti dhe personaliteti nuk më lejojnë ta bëj”, theksoi Milo.

(Vijon) 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›