Kukës, Berisha shpall gjendjen e emergjencës
KUKES- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka shpallur sot gjendjen e emergjences ne qarkun e Kukesit.
Ai, shoqeruar nga gjashte minista të kabinetit të tij ndjekin nga afer situaten ne Kukes, renduar se fundi per shkak te perkeqesimit te kushteve te motit.
Kryeministri ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave në prefekturën e Kukësit dhe degjon nga afer masat e marra për zonat e izoluara dhe furnizimin e tyre me ushqime.
Pjese e mbledhjes jane ministri i Brendshëm, ai i Shëndetësisë, i Arsimit, i Mbrojtjes, i Mjedisit dhe ministri i Transporteve.
Se fundi situata ne Kukes paraqitet e renduar, nderkohe qe ne komunat e thella te qarkut banoret jane te izoluar.