E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e kursimit, Greqia para afatit të fundit

ATHINË- Parlamenti i Greqisë tashmë ka nisur debatin për projektligjin mbi masat e kursimit, që duhet ta miratojë para mesnatës së sotme.

Ky është kushti i vënë nga Bashkimi Evropian nëse Greqia dëshiron ta marrë pakon e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh me të cilën do të shpaguante borxhet.

Kryeministri Lukas Papadhimos ka theksuar rëndësinë e miratimit të masave dhe është shfaqur në televizionin kombëtar të shtunën duke thënë se dështimi në aprovimin e pakos do të çojë në kaos dhe shpërthim social.

Greqia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe këto masa shtrënguese janë shumë jopopullore dhe kanë shkaktuar protesta, veçanërisht në Athinë ku mijëra njerëz protestuan të shtunën kundër shkurtimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›