Kukes. Listat PS Abuzime me regjistrimet

Mungesa e kodit të banesës,ekzistenca e personave që nuk jetojnë më apo që nuk kanë qënë banorë të njësive vendore përkatëse, regjistrimet e reja për pasaportizim,apo dublimet janë disa nga problemet që ka paraqitur partia socialiste dega Kukës në lidhje me listat zgjedhore të bashkisë dhe komunave.
"Sa kemi ne informacion të saktë në lidhje me dublimet në rang rrethi, mbi 400 votues janë të dubluar. Fenomen tjetër që vërehet janë gabimet e theksuara ortografike. Numri i të vdekurve në lista vazhdon po prapë me shqetësim si në 2009. Në listat e zgjedhësve ka shumë votues që historikisht nuk njihet me emër e mbiemër në Kukës", tha Ylber Duraku, kreu i PS Kukës.
Pas këtyre akuzave ka reaguar menjëherë përgjegjësi i Zyrës së Gjëndjes civile për Qarkun e Kukësit duke theksuar se listat përfundimtare do të shpallen në 8 Prill.
"Sa i përket moshës mbi 100 vjec, në një udhëzim të ministrisë së Brendshme në cdo zyrë të gjendjes civile janë bllokuar dhe këta zgjedhës nuk do votojnë në 8 maj", tha Bajram Ademi,përgjegjës i Zyres së Gjendjes Civile,Qarku Kukës.
Listat zgjedhore të votuesve të rajonit veri-lindor,janë afishur pranë njësive vendore në mënyrë që qytetarët të njihen me to dhe të reagojnë për ndonjë parregullsi që mund të jetë bërë gjatë hartimit të tyre.
Flutura Tota